849 - Lajmi Single | AMMK

Memorandum Mirëkuptimi për përfshirjen e fëmijëve në Kosovë në mbrojtjen e mjedisit

26 September 2025

foto

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Save the Children Kosova dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që synon forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të lidhura me natyrën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kuadër të projekteve “Ngritja e Kapaciteteve në Mbrojtjen e Natyrës dhe  Përdorimit të të Dhënave mjedisore” dhe “Avancimi i Mirëqenies së Fëmijëve dhe të Rinjëve me Aftësi të Kufizuara përmes Përfshirjes Sociale të Përmirësuar në Kosovë” të mbështetura nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Ky memorandum vendos kornizën e partneritetit ndërmjet palëve, duke kombinuar ekspertizën institucionale dhe programore për të arritur rezultate të prekshme në fushat e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.

Përmes këtij bashkëpunimi, do të organizohen aktivitete të përbashkëta si kampe verore gjithëpërfshirëse, fushata ndërgjegjësuese në parqet kombëtare, punëtori me fëmijë, si dhe përfshirja e perspektivës së tyre në mbledhjen e të dhënave mjedisore “citizen science”.

Memorandumi do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2027 dhe përfaqëson angazhimin e përbashkët për një mjedis më të shëndetshëm, një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe një të ardhme më të qëndrueshme për gjeneratat e reja.