85 - Lajmi Single | AMMK

Në raportin “Mjedisi i Evropës-Një Vlerësim i Vlerësimeve”, trajtohet edhe vlerësimi mjedisor në Kosovë

07 September 2011

foto

07/09/2011-Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) në mbështetje të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) ka publikuar raportin e titulluar  “Mjedisi i Evropës-Një Vlerësim i Vlerësimeve”.
 
Vlerësimi është përgatitur duke u bazuar në Raportet e publikuar nga agjencitë dhe organizatat e ndryshme ne Evrope dhe me gjerë si dhe në Raportet e prodhuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, prandaj ofron një pasqyrë më gjithëpërfshirëse për gjendjen dhe  sfidat mjedisore në të gjithë rajonin e hulumtimit.
 
Raporti është publikuar edhe si një lloj  mbështetje për Konferencën Ministrore  "Mjedisi për Evropën 2011"  që do të mbahet në Astana (Kazakhstan)  prej 21 deri me 23 shtator 2011. Ky vlerësim i vlerësimeve fokusohet në dy tema bosht të konferencës: ujin e ekosistemet e integruara dhe ekonominë e gjelbër.

 

Për më shumë Raporti është një vlerësim i procesit të vlerësimit dhe shqyrton e analizon në mënyrë kritike vlerësimet në të gjithë rajonin pan-evropian. Pra ai siguron një bazë të mirë për të identifikuar: pikat e forta dhe boshllëqet në vlerësimet ekzistuese, gjetjet e tyre, veçoritë e tyre rajonale, si dhe sugjeron mënyrat përmes të cilave këto vlerësime mund të përmirësohet për t'i bërë ato më të rëndësishme dhe në shërbim të politikave mjedisore. Raporti karakterizohet edhe për përfshirjen në vlerësim të procesit të vlerësimit të një grupi më të gjerë të perspektivave tematike dhe gjeografike.

Për vlerësimin e vlerësimeve të paraqitura në këtë Raport janë identifikuar dhe regjistruar në një bibliotekë virtuale me mbi 1000 raporte te vlerësimeve mjedisore, me mbështetjen e ekspertëve nga të gjitha 53 vendet e UNECE dhe ekspertëve nga organizatat ndërkombëtare. Më shumë se gjysma e këtyre raporteve janë shqyrtuar në detaje - duke u fokusuar në resurset ujore dhe ekosistemet përkatëse, si dhe në ekonomi të gjelbër.

 

Raporti ka rëndësi të veçantë për Kosovën, për faktin se në kuadër të vlerësimit të vlerësimit janë përdorur edhe Raporte të vlerësimeve mjedisore nga Kosova të cilat janë postuar në bibliotekën virtuale të publikimeve të Agjencionit Evropian të Mjedisit (http://aoa.ew.eea.europa.eu/virtual-library-viewer).