863 - Lajmi Single | AMMK

Konferenca e Shkencës së Bashkimit Evropian për Gatishmëri ndaj Fatkeqësive

07 November 2025

foto

Zyrtarë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), marrin pjesë në Konferencën e Shkencës së BE për Gatishmëri ndaj Fatkeqësive, e organizuar nga: Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave Copernicus (CEMS), Qendra e Përbashkët Kërkimore dhe e Njohurive për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (JRC) dhe Sistemit Evropian të Ndërgjegjësimit për Përmbytjet - EFAS Takimi i 20-të Vjetorë.

IHMK është antarë i rregullt i EFAS, si kontribues dhe përdorues i kësaj platforme, përmes së cilës bëhet shkëmbimi i të dhënave Meteo&Hidro si dhe marrjen e “Njoftimeve” dhe “Paralajmërimeve” për përmbytje!

Disa prej temave dhe kontributeve qw u diskutuan sipas sesioneve:

-Sistemi Evropian i Ndërgjegjësimit për Përmbytjet (EFAS) CEMS dhe produkti i Monitorimit Global të Përmbytjeve (GFM), Përditësimet e fundit operative të CEMS EFAS

-Përdorimi i informacionit të bazuar në satelit në lidhje me EFAS

-Kontributet nga partnerët e EFAS (Përdorimi i EFAS dhe platformës EDERA

-Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm për shumë rreziqe: gjendja aktuale dhe e ardhmja.

- Inteligjenca Artificiale për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë

- Programi i Integruar i Menaxhimit të Thatësirës.