07 November 2025
Përfaqësuesit nga Kosova, Përparim Gashi nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dhe Rizah Murseli nga Instituti I Planifikimit Hapësinorë, si anëtarë të Rrjetit Evropian për Monitorim dhe Vëzhgim (EIONET), po marrin pjesë në në takimin e Përbashkët të Grupit të EIONET për Sistemet Tokësore dhe Grupit Tematik Copernicus, që po mbahet në Kopenhagën të Danimarks në organizim nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).
Gjatë këtyre dy ditëve të takimit, përfaqësues nga vendet anëtare të EIONET dhe nga Komuniteti Copernicus po diskutojnë për zhvillimet më të fundit në monitorimin e tokës, raportimin e politikave mjedisore dhe zbatimin e programeve bashkëpunuese kombëtare.
U trajtuan temat kyçe si “Urban Green”, “Land Take & Soil Monitoring”, si dhe përditësimet mbi Corine Land Cover 2024 dhe Copernicus 3.0.
Takimi shënoi gjithashtu 35-vjetorin e CORINE Land Cover, një prej programeve më të rëndësishme për vlerësimin e ndryshimeve të përdorimit të tokës në nivel evropian.
Pjesëmarrja nga Kosova në këtë takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me EEA dhe rrjetin EIONET, si dhe për integrimin e mëtejshëm të sistemit tonë kombëtar të monitorimit të tokës me standardet evropiane.