874 - Lajmi Single | AMMK

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve 2025

16 December 2025

foto

Me moton “Malet, një vend për të marrë frymë”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve.

Ky aktivitet kishte për qëllim të theksonte rëndësinë që kanë malet për jetën në tokë, për ujin e pijshëm, ajrin, ushqimin, biodiversitetin dhe klimën, duke bërë thirrje që t’i mbrojmë ato për gjeneratat e ardhshme.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ecja simbolike në pyjet  e Prevallës në Parkun Kombëtar “Sharri” me udhërrëfyes malorë, dhe tryeza e diskutimit mbi rëndësinë e maleve për mjedisin dhe shëndetin.

Në pjesën e pasditës u mbajt edhe takimi konsultativ mbi bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut në kuadër të partneritetit dhe projektit të AMMK–SwEPA “Ngritja e Kapaciteteve për Mbrojtjen e Natyrës dhe Përdorimin e të Dhënave Mjedisore”.

Me këtë rast MMPHI, dhuroi për Save the Children Kosova një Mobilie Urbane të Mençur dhe një Eko-ulëse.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, Save the Children Kosovo dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave partnere.