876 - Lajmi Single | AMMK

Formësimi i së Ardhmes së Rajonit të Bjeshkëve të Nemuna

16 December 2025

foto

U.d. Drejtori Ekzekutiv i AMMK, Afrim Berisha, Drejtori i DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina dhe disa anëtarë të stafit nga DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e CNVP Kosova, Xhevat Lushi, drjetor dhe Hajrush Kurtaj, këshilltarë.

Me këtë rast, përfaqësuesit nga CNVP Kosova ka njoftuar se Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU) dhe Fondacioni Hans Wilsdorf (Zvicër) kanë miratuar zyrtarisht mbështetjen financiare për projektin e përbashkët: “Formësimi i së Ardhmes së Rajonit të Bjeshkëve të Nemuna”.

Ky projekt synon të kombinojë ruajtjen e ekosistemit me zhvillimin socio-ekonomik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, duke forcuar kapacitetet e stafit dhe duke i përshtatur palët kryesore të interesuara për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Objektivat kryesore janë: Forcimi i zbatimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar, zhvillimi i udhëzimeve për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore si dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin dhe ndërgjegjësimit për lidhjen midis ruajtjes së natyrës dhe zhvillimit lokal.

Projekti është bashkëfinancuar nga Fondacioni Hans Wilsdorf dhe DBU, dhe do të zbatohet nga CNVP Kosova në partneritet me NACOON GmbH (Gjermani), AMMK, Drejtorinë e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe Akademinë Alfred Toepfer për Ruajtjen e Natyrës gjatë një periudhe 36-mujore.

Në takim mes tjerash është biseduar për objektivat e projektit dhe bashkëpunimin për zbatimin e planit të aktiviteteve.