879 - Lajmi Single | AMMK

Vazhdon bashkëpunimi i AMMK me Korpusin Amerikan të Paqes

17 December 2025

foto

Menaxhmenti i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,  u.d. Drejtori Ekzekutiv i AMMK, Afrim Berisha, Drejtori i DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, dhe U.d. Drejtori i DAPK “Sharri”, Nail Kryeziu, kanë pritur sot në takim Drejtoreshën e Programeve dhe të Trajnimeve në Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë, Nur-Aliyya Mattos dhe Menaxherin e Programit në këtë organizatë, Hyzri Halimi.

Temë kryesore e diskutimit ishte bashkëpunimi i deritanishëm në mes të dy organizatave dhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen. AMMK, përkatësisht Drejtoritë e Parqeve Kombëtare, deri me tani kanë përfituar përmes vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, të angazhuar në misionet e tyre vjetore, në fushën e menaxhimit te parqeve kombëtare dhe konservimit të biodivesritetit.

Në takim, përveç nevojave për mbështetje përmes angazhimit të vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, u diskutuan edhe mundësi të reja të bashkëpunimit në iniciativat mjedisore dhe angazhime të përbashkët drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për Kosovën, me fokus në fuqizimin e menaxhimit të parqeve kombëtare, monitorimin dhe konservimin e biodiversitetit dhe bashkëpunimin ndërkufitarë.