89 - Lajmi Single | AMMK

Publikohet numri i radhës i Buletinit Mjedisor

17 October 2011

foto

17.10.2011- Bashkëpunimi i frytshëm në mes Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit  të Kosovës dhe UNDP-së, ka sjellë për lexuesit dhe adhuruesit e informacioneve mjedisore edhe numrin e katërt të Buletinit Mjedisor.
 
Llojllojshmëria e temave dhe  aktivitetet e grupeve  te ndryshme për mbrojtjen e mjedisit e karakterizojnë këtë numër të buletinit. Kësaj radhe në qendër të vëmendjes janë vënë shkollat, fëmijët dhe aktivitetet edukative dhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit. Edhe aktivitetet e komunave në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe përkrahja e iniciativave mjedisore nga ana e komunitetit të sportistëve për përmirësimin e gjendjes së mjedisit janë pjesë e buletinit.
 
Nuk mungojnë as informacionet për kontributin e donatorëve për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Nga regjioni  mundë të lexoni për një aktivitet që ka për qëllim promovimin e përpjekjeve ndër-regjionale për mbrojtjen e mjedisit ndërsa nga bota një informacion për shqetësimin e  institucioneve kërkimore për rritjen e nivelit të emisioneve të dyoksidit të karbonit ne nivelin global.
 
As kësaj radhe nuk mungojnë këshillat për veprimet që mundë të bëhet për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit, kurse informacionet e përmbledhura dhe ngjarjet më të rëndësishme nga kalendarit mjedisor do të vazhdojnë të jenë pjesë e përhershme e buletinit tonë.