05 March 2026
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka marrë vendim për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.
Përmes këtij vendimi është ndaluar po ashtu edhe hyrja, transporti dhe qarkullimi në territorin e Parqeve Kombëtare për të gjitha mjetet e transportit që bartin çdo lloj materiali ndërtimorë, mjetet e rënda të punës dhe makineritë për ndërtim, pa leje apo autorizim të posaçëm të lëshuar nga MMPH.
Me qëllim të parandalimit të dëmit, autoritetet zbatuese të vendimit kanë të drejtë të ndalojnë dhe sekuestrojnë përkohësisht mjetet dhe materialet që tentojnë të hyjnë në park pa lejë.
Në kuadër të dispozitave të vendimit është paraparë edhe ngritja e kallëzimeve penale në prokuroritë përkatëse për subjektet përkatëse që veprën penale “ndërtime pa leje” sipas Kodit Penal të Kosovës.
Për zbatimin e vendimit do të vendosen pikat e kontrollit në hyrje të Parqeve Kombëtare, të cilat do të menaxhohen nga Drejtoritë e Parqeve Kombëtare në mbështetje të vazhdueshme të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Qendror, për kryerjen e kontrollit dhe sekuestrimin e mjeteve dhe materialeve.
Për më shumë detaje Vendim nr. 969/26