06 March 2026
Organizuar nga CNVP (Connecting Natural Values and People), si implemtuese kryesore e projektit në bashkëpunim me Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, si përfitues kryesor i projektit, sot në Istog është mbajtur punëtoria “Strategjia e komunikimit dhe bashkëpunimit për PK Bjeshket e Nemuna”.
Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Formësimi i së Ardhmes së Rajonit të Bjeshkëve të Nemuna”, mbështetur nga Fondacioni Hans Wilsdorf dhe Fondacioni Gjerman për Mjedisin (DBU). Partnerët tjerë që marrin pjesë në zbatimin e projektit janë edhe NACOON GmbH dhe Akademia për Ruajtjen e Natyrës Alfred Toepfer.
Ne fjalën e tij hyrëse, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, Afrim Berisha, shprehu përkrahjen dhe vullnetin e AMMK dhe DAPK Bjeshkët e Nemuna për arritjen e synimeve kryesore që ka projektit për ruajtjen e ekosistemit me zhvillimin socioekonomik në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna duke forcuar kapacitetet e stafit të Drejtorisë së Parkut dhe fuqizimin e bashkëpunimit me palët kryesore të interesit për shfrytezimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Folësit tjerë, Xhevat Lushi nga CNVP dhe Thomas Wehinger, këshilltarë nga Akademia për Ruajtjen e Natyrës, folën për rëndësin e projektit, objektivat dhe aktivitetet e planifikuara të projektit e që kanë për qëllim forcimin e zbatimit të Planit të Menaxhimit të Parkut, zhvillimin e udhëzimeve për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore si dhe fuqizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për zhvillimin e qëndrueshëm të parkut në funksion të zhvillimit lokal.
Në kuadër të punëtorisë që kishte qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, u prezantua analiza e palëve të interesit, u diskutuan sfidat dhe problemeve e PK Bjeshkët e Nemuna, si dhe u prezantua drafti i dokumentit të bashkepunimit të palëve të interesit që do të shërbejë si mjet kryesor për zbatimin e sukseshëm të objektivave të projektit.