05 April 2026
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli vizitoj Parkun Kombëtar “Sharri” për tu njohur nga afër me zbatueshmërinë e vendimit për ndalimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur.
Ministrja Pacolli u prit nga drejtori i Parkut Kombëtar, z. Nail Kryeziu. Gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe vështirësitë në mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë të rëndësishme.
Ministrja Pacolli ofroi mbështetje të plotë për forcimin e masave mbrojtëse dhe rritjen e kontrolleve në terren, me qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Në vijim të vizitës, Ministrja qëndroi edhe në Drejtorinë e Parkut, ku u njoh nga afër me punën dhe angazhimin e stafit në menaxhimin e kësaj zone të mbrojtur.