17 April 2026
Në Zagreb të Kroacisë po mbahet takimi i 45-të plenarë i Rrjetit të Drejtorëve të Agjencive të Mjedisit të Vendeve të Evropës i njohur si EPA Network (https://epanet.eea.europa.eu/), i organizuar në mikëpritjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbër të Kroacisë.
Në këtë takim po merrë pjesë edhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), e përfaqësuar nga Ushtuesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, Afrim Berisha.
Disa nga temat që po disktuohen në takim janë: përditësim mbi politikat e reja të BE për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, përfshirë ato për restaurimin e natyrës dhe monitorimin e dheut, implementimi i marrëveshjes së gjelbër evropiane si dhe roli dhe rëndësia e agjencive të mjedisit të evropës në qeverisje dhe në zbatim të politikave mjedisore të BE.
Ndër temat tjera që janë diskutuar në takim ishin edhe ato të ndërlidhura më ndryshimet klimatike, përfshirë rreziqet klimatike si zjarret, temperaturat e larta, valët e nxehtësisë urbane, përmbytjet dhe menaxhimi i tyre, por edhe nevojat për përshtatje dhe qëndrushmëri ndaj ndryshimeve klimatike si zgjedhjet e bazuara në natyrë, dizajnimi i plaformave të reja për përshtatje dhe mbrojtje nga klima si dhe investimet e gjelbra.
Në kuadër të paneleve të diskutimit të takimit, ndër çështje tjera me interes ishin edhe ato për bashkëpunimin ndërkufitarë për reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe vlerësimin strategjik mjedisor, si dhe aktivitetet dhe instrumentet që ndërlidhen me fuqizimin e bashkëpunimit në kuadër të Rrjetit të EPA si komunikimi dhe përdorimi i rrjeteve sociale.
Takimet e Rrjetit të EPA ofrojnë edhe një mundësi të mirë për agjencitë pjesëmarrëse në shkëmbimin e përvojave bilaterale dhe në inicimin e ideve për bashkëpunim.