30 April 2026
Në kuadër të projektit të JICA-s "Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit - Faza 2", dje dhe sot në Prishtinë është mbajtur konferenca regjionale për Kontrollin dhe Menaxhimin e Ndotjes së Ajrit në Ballkanin Perëndimor.
Kjo konferencë e organizuar nga MMPH dhe Agjencia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë (JICA) prezantojë aktivitetet dhe arritjet kryesore të projektit, duke theksuar metodat e mbledhjes së të dhënave dhe politikë-bërjen e bazuar në të dhëna për menaxhimin e cilësisë së ajrit, duke përfshirë matjen e emisioneve për burimet e lëvizshme siç janë automjetet dhe burimet e palëvizshme siç janë amvisëritë, termocentralet, fabrikat dhe subjektet e tjera biznesore.
Në fjalën e saj hyrëse të konferencës ministrja e MMPH, Fitore Dalipi Pacolli mes tjerash tha: “Përmirësimi i cilësisë së ajrit mbetet një nga prioritetet tona kryesore. Jemi të përkushtuar që përmes politikave tona të forcojmë zhvillimin e kapaciteteve, avancimin e sistemeve të monitorimit dhe zbatimin e masave që ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe Mjedisit”.
Gjatë sesioneve të konferencës kishte edhe shkëmbim të përvojave dhe ndarje të informacioneve edhe nga pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit Perëndimore (Shqipëria, Mali i zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut) për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe masat e kontrollit të emisioneve.
Pjesë e rëndësishme e konferencës ishin edhe gjetjen e prezantuara nga përfaqësuesit e AMMK që kanë udhëhequr komponentët përkatëse në kuadër të projektit përfshirë ato për: mbledhjen e të dhënave dhe inventarin e emisioneve në ajër, matjet e emisioneve nga burimet e palëvizshme, monitorimin e cilësisë së ajrit, studimin e ndarjes së kontributit të burimeve të grimcave të pluhurit PM 2.5, analiza e metaleve të rënda në ajër, pjesa e punës në laborator si dhe modelimi i simulimit të ndotjes së cilësisë së ajrit.