912 - Lajmi Single | AMMK

Diskutohet për sfidat në menaxhimin e qëndrueshëm të Parkun Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna

21 May 2026

foto

Organizuar nga CNVP (Connecting Natural Values and People), si implemtuese kryesore e projektit në bashkëpunim me Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, si përfitues kryesor i projektit, sot në Istog është mbajtur punëtoria “Intepretimi dhe zbatimi i rregullave dhe udhëzimeve në Parkun Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna”.

Ne fjalën e tij hyrëse, Drejtori i Drejtorisë së Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, shprehu falënderimin për përkrahjen që ka marrë kjo drejtori në implementimin e projektit që ka për synim ruajtjen e ekosistemit me zhvillimin socioekonomik në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna duke forcuar kapacitetet e stafit të Drejtorisë së Parkut dhe fuqizimin e bashkëpunimit me palët kryesore të interesit.

Ndërsa, Xhevat Lushi nga CNVP, foli për rëndësin e projektit, objektivat dhe aktivitetet e planifikuara të projektit e që kanë për qëllim forcimin e zbatimit të rregullaveve dhe udhëzimeve në Parkun Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna.

Në kuadër të punëtorisë zyrtarët e parkut dhe eksperti i angazhuar në projekt prezantuan propozim projekte konkrete për zbatim në të ardhmen që përfshijnë, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, inventarizimin e biodiversitetit te parkut, zbatimin e fushatave për vetëdijësim dhe vlerësimin e sfidave dhe progresit në zbatimin e planit menaxhues për parkun.

Në pjesën e diskutimeve pjesëmarrës nga palë të ndryshme të interesit përfshirë komunat, organizatat jo qeveritare, bizneset dhe palë tjera diskutuan edhe tema tjera që ndërlidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të parkut përfshirë shfrytëzimi tradicional i kullotave, parandalimi i zjarreve, menaxhimi i burimeve ujore, adresimi i problemit të ndërtimeve ilegale, shfrytëzimi i qëndrueshëm i bimëve mjekësore dhe aromatike, bashkëpunimin ndërkufitarë si dhe aktivitete tjera që ndërlidhen me promovimin e parkut.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Formësimi i së Ardhmes së Rajonit të Bjeshkëve të Nemuna”, mbështetur nga Fondacioni Hans Wilsdorf dhe Fondacioni Gjerman për Mjedisin (DBU). Partnerët tjerë që marrin pjesë në zbatimin e projektit janë edhe NACOON GmbH dhe Akademia për Ruajtjen e Natyrës Alfred Toepfer.