913 - Lajmi Single | AMMK

Punëtori për Masat dhe Strategjitë për Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit në Kosovë

21 May 2026

foto

Nën organizimin e Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, përkatësisht Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA), më 14–15 maj 2026 në Prishtinë u mbajt punëtoria dyditore me temën: “Masat dhe Strategjitë për Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit në Kosovë”

Gjatë kësaj punëtorie u bashkuan përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, IKSHPK, ekspertë të mjedisit, organizata joqeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Diskutimet u fokusuan në: gjendjen aktuale të cilësisë së ajrit në Kosovë, politikat dhe legjislacionin mjedisor, ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndetin publik, masat komunale për reduktimin e ndotjes, Transportin publik dhe mobilitetin e qëndrueshëm, ngritjen e vetëdijes dhe edukimin mjedisor , si dhe rolin e inventarëve të emisioneve në planifikimin e masave efektive

Punëtoria theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit ndërmjet institucioneve si MMPH, AMMK dhe IHMK, IKSHPK, komunave, sektorit publik dhe privat, OJQ-ve, qytetarëve, si dhe partnerëve ndërkombëtarë për adresimin e sfidave të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, pjesëmarrësit identifikuan hapa konkretë drejt zhvillimit të masave dhe politikave më efektive për ajër më të pastër dhe mjedis më të shëndetshëm në Kosovë.