917 - Lajmi Single | AMMK

Projekti Çdo hap ka rëndësi - Eko-turizëm për mbrojtjen e mjedisit në Malet e Sharrit.

22 May 2026

foto

Në kuadër të lansimit të projekteve të programit për bashkëpunim ndërkufitarë midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, njoftojë së është përkrahur edhe projekti për Malet e Sharrit- Çdo hap ka rëndësi – eko-turizëm për mbrojtjen e mjedisit në Malet e Sharrit.

Pako e projekteve të programit të bashkëpunimit ndërkufitarë përfshinë shumën 3.24 milionë euro për gjashtë projekte që do të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe do të sjellin përfitime të prekshme për komunitetet lokale duke ndihmuar në përmirësimin e jetës në rajonin ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë dy viteve të ardhshme, projektet në Malet e Sharrit dhe zonat përreth do të mbështesin mbrojtjen e mjedisit, turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Kjo përfshin mundësi të reja aventureske dhe eno-turizmi, prodhim më miqësor ndaj mjedisit të verës dhe krijimin e vendeve të punës, së bashku me investimet në menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe ujërave të zeza, furnizim me ujë të pastër, mbrojtje nga përmbytjet, mbrojtje të parqeve kombëtare dhe zgjidhje më të gjelbra për ngrohjen e shkollave lokale.

Projektet e mbështetura janë:

-BNS – BIO NATURAL SOLUTION menaxhimi i ujërave të zeza dhe mbrojtja e ujit (Mamushë dhe Bogovinjë)

-REDUCE – Përpjekje të përbashkëta në reduktimin e mbeturinave dhe qëndrueshmërinë (Ranillug dhe Butel)

-Çdo hap ka rëndësi – eko-turizëm për mbrojtjen e mjedisit në Malet e Sharrit

-Iniciativa e Industrisë së Verës së Qëndrueshme dhe Konkurruese (Rahovec, Gazi Baba, Gostivar dhe Mavrovë)

-Iniciativa e Shkollave të Gjelbra (Ferizaj dhe Bërvenicë)

-Asnjë përmbytje përmes Qytetarëve Aktivë në rajonin kufitar (Kllokot dhe Rankovcë).

Zëvendësshefi i sektorit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, iu bashkua ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Prishtinë së bashku me Ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, dhe Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Zlatko Perinski. “Gjashtë partneritetet e reja ndërkufitare të financuara nga BE-ja do të forcojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar industritë tradicionale dhe sipërmarrësit vendas të realizojnë potencialin e tyre të plotë. Ato gjithashtu do të kontribuojnë në ajër më të pastër, shkolla më efikase nga ana e energjisë, mbrojtjen e maleve dhe lumenjve dhe mbështetjen e tokës bujqësore nga kushtet e motit të pafavorshëm”, tha Bianciardi.

Si partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, BE-ja vazhdon të mbështesë bashkëpunimin praktik që përmirëson jetën e përditshme dhe ndihmon rajonin të përparojë në rrugën evropiane.