918 - Lajmi Single | AMMK

Shënohet Dita e Evropiane e Parqeve, marrin pjesë edhe fëmijët nga organizata Save the Children

29 May 2026

foto

Sot në Parku Kombëtar “Sharri”, në Prevallë, tek “Shtegu i Miqësisë Suedi – Kosovë”, nën organizimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), u shënuar Dita Evropiane e Parqeve.

Shënimi i kësaj ngjarje kishte për qëllim të theksojë rëndësinë e parqeve kombëtare për mbrojtjen e biodiveristetit si dhe rolin e gjeneratave të ardhshme në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

Me moton “Shënimi i Ditës Evropiane të Parqeve dhe zhvillimi i një kornize për Parqet Kombëtare të Fëmijëve”, në kuadër të aktivitetit morrën pjesë edhe fëmijët nga organizata Save the Children Kosova nga komunat që shtrihet në territorin e Parku Kombëtar “Sharri”, të cilët njëherit dhanë idetë dhe perspektivën e tyre për mbrojtjen dhe zhvillimin e parqeve kombëtarë për të ardhmen.

Përfaqësuesit nga AMMK, DAPK “Sharri”, DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë dhe nga Save the Children, theksuan rëndësinë e mbrojtjes së parqeve kombëtare dhe rolin e gjeneratave, vlerat natyrore të parqeve dhe sfidat në menaxhimin e tyre.

Në kuadër të aktivitetit pjesëmarrësit ecën edhe përgjatë “Shtegut të Miqësisë Suedi – Kosovë”, ndërsa njohësi i biodiversitetit Ismet Ahmeti, i njoftoj ata me llojet e rralla bimore dhe shtazore të parkut dhe rëndësinë e tyre.

Përndryshe, përmes dialogut ndërmjet AMMK-së, SEPA-s dhe Save the Children, synohet të identifikohen mënyrat më efektive për përfshirjen e fëmijëve në proceset e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit dhe identifikimin e fushave prioritare të bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejmë.