92 - Lajmi Single | AMMK

Buletini Mjedisor numer 5 sjell informacione interesante

16 December 2011

foto

16.12.2011- Në prag të këtij fundviti Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me UNDP, zyra në Kosovë,  ka  publikuar edhe një numër të Buletinit Mjedisor. Edhe në këtë numër Buletini Mjedisor i mbetet besnik formatit të temave të përzgjedhura dhe informacioneve të ofruara që prekin ngjarje dhe aktivitete nga grupe të ndryshme në regjione të ndryshme të Kosovës.

 

Për më tepër në këtë numër mundë të lexoni për një artist i cili shfrytëzon mbeturinat për të bërë art, për aktivitetet e OJQ Era për promovimin e ekoturizmit, për  një projekt i cili përmes mbrojtjes së mjedisit krijon vende të reja të punës dhe për një shpellë të re të zbuluar në Malishevë. Në këtë numër do të gjeni informacione edhe për konferencën e organizuar për menaxhimin e mbetjeve të Trepçës, për raportin e ri të zhvillimit njerëzor dhe një informacion për ndryshimet që priten në atlasin e ri të globit si pasojë e ngrohjes globale.

 

Duke mbetur me shpresë që gjatë këtij viti përmes Buletinit kemi sjellë tek ju informacione me interes në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, ne do të bëjmë përpjekje që në të njëjtën frymë të vazhdojmë edhe vitin tjetër. Me këtë rast falënderojmë edhe njëherë të gjithë ata që kontribuuan dhe ndihmuan në publikimin e Buletinit Mjedisor përmes informacioneve dhe temave të ofruara dhe i ftojmë për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në vitin e ri. Urojmë që viti i ri 2012 të jetë, vit i përpjekjeve, angazhimeve dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së tij.

 

Shkarko Buletinin Mjedisor nr. 5