94 - Lajmi Single | AMMK

Kryeshefi i AMMK-së, takohet me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Austriake të Mjedisit

19 January 2012

foto

19.01.2012- Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës  z. Ilir Morina po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Austriake të Mjedisit z.Georg Reberning.  
Në takim është biseduar me theks të veçantë për mbarëvajtjen e projektit të Binjakëzimit të Komisionit Evropian “Mbështetje për Sektorin e Mjedisit në Kosovë”, përfitues kryesor i të cilit është Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe i cili po implementohet nga Agjencia Austriake e Mjedisit, në bashkëpunim me ekspertë nga Instituti Meteorologjikë Finlandez dhe Qendra për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji e Letonisë.

 

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Janë shkëmbyer ide dhe propozime për projektet e mundshme që mundë të realizohen në të ardhmen.  
Kryeshefi ekzekutiv i AMMK-së,  në kuadër të qëndrimit zyrtarë në Vjenë po merr pjesë edhe në Programin për Lidership, të  organizuar nga Banka Botërore me temën “Implementimi i reformave iniciuese  në sektorin e menaxhimit të mbeturinave të ngurta”.