19 August 2026
Njoftohen të gjithë të interesuarit se nga sot (19.08.2026) do të fillojë konsultimi publik për: Arsyeshmëritë Profesionale për Shpalljen e 12 Zonave të Mbrojtura në Territorin e Komunës së Prizrenit.
Këto dokumente do të jetë në konsultim publik nga data 19.08.2026 deri më 19.09.2026, ashtu siç obligon pika 5 e nenit 20 të Ligjit Nr.03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datë: 19.09.2026 në orën 16:00 në email adresën: shkurte.selimi@rks-gov.net.
Detajet tjera rreth procesit të konsultimit publik i gjeni në Njoftiminin për konsultim publik ku është përfshirë edhe Lista e zonave të trashëgimisë natyrore të propozuara për mbrojtje.
Kurse koncept dokumentin mundë ta shkarkoni në vegzën: Arsyeshmëritë Profesionale për Shpalljen e 12 Zonave të Mbrojtura në Territorin e Komunës së Prizrenit.
Në kuadër të zonave të trashëgimisë natyrore të propozuara për mbrojtje përfshihen kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.
Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjen institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse.