22 September 2026
Në kuadër të projektit të UNDP-së “Krijimi i sistemit MRVA në Kosovë: Mbështetje ligjore, teknike dhe institucionale”, po zhvillohet trajnimi institucional për Monitorimin, Raportimin, Verifikimin dhe Akreditimin (MRVA), me qëllim mbështetjen e krijimit dhe zbatimit të ardhshëm të këtij sistemi në Kosovë.
Trajnimi, bashkon përfaqësues të institucioneve kryesore përgjegjëse për politikat klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit, përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ministrin e Ekonomise dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës (DAK), si dhe operatorë dhe instalime që mund t’u nënshtrohen kërkesave të ardhshme të sistemit MRVA.
Gjatë trajnimit po trajtohen:
Trajnimi përfshin gjithashtu shembuj praktikë, ushtrime të udhëzuara, modele dhe lista kontrolluese, të përshtatura me kontekstin e Kosovës, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zhvillojnë njohuritë dhe kapacitetet e nevojshme për zbatimin e ardhshëm të sistemit MRVA.
Trajnimi realizohet me mbështetjen e ekspertëve ligjorë, institucionalë dhe teknikë të EKONERG, në bashkëpunim me UNDP-në.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të Kosovës për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve të gazeve serrë, si dhe në përgatitjen e kuadrit të nevojshëm për funksionalizimin e sistemit MRVA.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, do ketë rol të rëndësishëm në zbatimin e kërkesave të sistemit MRVA në Kosovë.