953 - Lajmi Single | AMMK

Vlerësim preliminar mbi llojet aliene dhe invazive të faunës në Kosovë

02 October 2026

foto

Llojet aliene invazive përbëjnë një faktor të rëndësishëm që mund të ndikojë në biodiversitetin dhe ekuilibrin e ekosistemeve natyrore. Përhapja e tyre, e favorizuar nga aktivitetet njerëzore dhe lëvizja ndërmjet rajoneve, mund të rrezikoj llojet vendore përmes konkurrencës, grabitjes, transmetimit të patogjenëve dhe parazitëve, si dhe ndryshimit të habitateve.

Ky vleresim paraqet një listë preliminare të 20 llojeve aliene dhe invazive të faunës të evidentuara në Kosovë, që përfshin peshq, insekte dhe arachnide, si dhe një listë prej 45 llojesh invazive, hyrja e të cilave në territorin e Republikës së Kosovës duhet të parandalohet. Për secilin lloj janë paraqitur të dhënat përkatëse taksonomike dhe referencat, ndërsa raporti trajton edhe rrugët potenciale të introduktimit dhe përhapjes së tyre, përfshirë tregtinë, transportin, akuakulturën, peshkimin, aktivitetet turistike e rekreative dhe përhapjen natyrore ndërkufitare.

Vlerësimi i përgatitur në kuadër të aktiviteteve të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës – Departamentin e Biologjisë synon të shërbejë si bazë profesionale për zhvillimin e një qasjeje të integruar kombëtare për identifikimin, monitorimin, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin e llojeve aliene invazive të faunës në Kosovë.

Për më shumë shihni Vlerësim Preliminar mbi llojet aliene dhe invazive të faunës në Kosovës