955 - Lajmi Single | AMMK

Kosova ndanë përvojat e saj për Ekonominë Qarkore në Rrjetin EIONET

13 October 2026

foto

Më 6–7 tetor 2026, në selinë e Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) në Kopenhagë, u zhvillua takimi i Rrjetit Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit për Mjedisin (Eionet) për Ekonominë Qarkore, Konkurrueshmërinë dhe Prosperitetin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe ekspertëve nga vendet anëtare të këtij rrjeti.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe eksperti kosovar z. Tafë Veselaj, duke përfaqësuar Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës-AMMK, në diskutimet mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e ekonomisë qarkore, përdorimin efikas të burimeve dhe mundësitë për një zhvillim më të qëndrueshëm.

Gjatë takimit u trajtuan tema me rëndësi për avancimin e ekonomisë qarkore, përfshirë tregjet e lëndëve të para dytësore, monitorimin dhe indikatorët e ekonomisë qarkore, digjitalizimin, si dhe instrumentet ekonomike për përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie më qarkore.

Në kuadër të aktivitetit, z. Veselaj prezantoi përvojën dhe zhvillimet në Kosovë në fushën e ekonomisë qarkore, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe diskutimet me ekspertë nga vendet e Eionet dhe Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit me rrjetin Eionet dhe identifikimin e mundësive për avancimin e politikave dhe praktikave të ekonomisë qarkore në Kosovë.

AMMK mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit evropian dhe në mbështetjen e proceseve që kontribuojnë në një ekonomi më efikase në përdorimin e burimeve dhe më të qëndrueshme për mjedisin.