97 - Lajmi Single | AMMK

Parku Kombëtarë Malet e Sharrit pjesë e projektit Parqet e Harkut Dinarik

03 February 2012

foto

03.02.2012. Parku Kombëtarë “Malet e Sharrit” do të jetë pjesë e një projekti trevjeçar për Parqet e Harkut Dinarik.  Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është partner në implementimin e këtij projekti i cili po implementohet nga WWF Mediterranean (Fondi Botërorë për Botën e Egër për Mesdheun) me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe fondacionit MAVA.

 

Projekti ka për qëllim të formojë një rrjet të Parqeve Nacionale dhe Parqeve të Natyrës në Harkun e Maleve Dinarike.  Në kuadër të këtij rrjeti planifikohen të organizohen konferenca, vizita studimore dhe shkëmbim përvojash në lëmin e NATURA 2000, Ekoturizmit dhe gjetjen e fondeve për mbrojtjen e natyrës. Në projekt do të përfshihen rreth 80 zona të mbrojtura nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia ndërkohë që Shqipëria do të ketë rolin e vëzhguesit në vitin e parë të projektit. Takimi i parë i koordinatorëve të projektit dhe aktorëve tjerë të involvuar në projekt pritet të mbahet në muajin prill të këtij viti.

 

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes njësive të saj sikur janë Instituti I Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Drejtoria a Parqeve Nacionale pret që nga ky projekt të përfitojë përvoja në sektorin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në përgjithësi dhe të parqeve nacionale në veçanti. Gjithashtu kjo është një mundësi e mire edhe në thellimin e bashkëpunimit rajonale në shkëmbimin e përvojave të mira në mbrojtjen e natyrës dhe në përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës.