24 - Mjedisi | AMMK

Mbulushmëria e sipërfaqes së tokës për Kosovën për vitin 2018, e njohur ndryshe si CLC është realizuar për herë të dytë në territorin e Kosovës nga Institucionet e Kosovës.

Këtë e ka bërë Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në programin e punës së Agjencionit Evropian të Mjedisit-EEA.

 

Projekti për Mbulushmërinë e Sipërfaqes së Tokës - Corine Land Cover (CLC), si pjesë e programit planifikues të CORINE ka pasur për qëllim të japë informacion të qëndrueshëm gjeografik, të lokalizuar në mbulesën sipërfaqësore të tokës në vendet Evropiane, përmes krijimit të të dhënave nga  CLC. Qëllimi bazë i të dhënave të CLC është sigurimi i një inventari rreth karakteristikave të sipërfaqes së tokës për menaxhimin e mjedisit.

Në vendet e Ballkanit CLC për vitin 2018 është zbatuar me mbështetje financiare nga fondet IPA. Në menaxhimin e CLC2012, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Agjencionit Evropian të Mjedisit ka bashkëpunuar me Qendrën Evropiane për Informacion Hapësinor dhe Analiza (QE-IHA).

Përfundimi i këtij projekti përpos aspektit mjedisor, ka rendësi të shumëfishtë për zhvillimin  hapësinor dhe ekonomik të vendit. CLC është një bazë solide për të gjitha veprimtarit me karakter hapësinor duke filluar nga përdorimi i tokave, planifikimi hapësinor, bujqësia, pylltaria, mbrojtja e mjedisit, telekomunikacioni, energjetika zhvillimi ekonomik etj.

 

Të gjitha institucionet me karakter hapësinor, tani posedojnë një gjeo data bazë konkrete për mbulushmerinë e sipërfaqes tokësore në nivel vendi të azhurnuar në kohe reale me saktësi solide, e cila do t’ju ndihmoj në kalkulime, analiza, planifikimin dhe vendimmarrje reale në veprimtaritë dhe segmentet përkatëse.


Raporti per mbulushmërinë e tokave CLC 2018


Raporti për mbulushmërinë e tokave CLC 2012

Shkarko fajlat e CLC 2012-2018

Shkarko fajlat e CLC 2006-2012


Mbulueshmëria e tokave 2000-2018, të dhëna faktike për vendet anëtare të EEA

Shkarko fajla tjera nga web faqja e COPERNICUS Services