521 - Lajmi Single | AMMK

Sistemi Kombëtar i Informimit për Zjarre Pyjore

25 June 2021

foto

26.06.2021-Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështet institucionet e Kosovës për të zhvilluar Ndërtimin e Kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat përmes Sistemit Kombëtar të Informimi për Zjarre Pyjore (NFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në Eko-Sistem.



Përfitues kryesore i projektit është Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës. Aktualisht projekti është në fazën e identifikimit të disponueshmërisë së të dhënave dhe burimit të të dhënave nga institucionet përkatëse dhe Agjencitë në Kosovë.

 


Në kuadër të këtyre aktiviteteve Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si një nga partnerët dhe përfituesit e projektit ka pritur në takime të ndara ekipin e ekspertëve japonezë (JET). Takimet janë realizuar në Institutin Hidrometeororlogjik të Kosovës dhe në Drejtorinë për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit, ku është diskutuar për bashkëpunim biletaral me projektin në ofrimine të dhënave relevante për Sistemin Kombëtar të Informimit për Zjarre Pyjore (NFFIS), me fokus në të dhënat hidro-meteorologjike, të dhënat për mbulushmërinë e tokave, të dhënat për zonat e mbrojtura dhe te dhëna tjera qe prodhon AMMK.



Sistemi Kombëtar i Informimit për Zjarre Pyjore do të jetë një pikë referimi për të dhëna burimore të rëndësishme dhe të dobishme për të gjitha institucionet që puna e tyre ndërlidhet me menaxhimin e zjarreve pyjore.