26 September 2025
Përfaqësues nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ishin pjesëmarrës në trajnimin e specializuar mbi monitorimin biologjik, me fokus në peshqit dhe makrozoobentosin.
Nga 23–25 Shtator 2025, në kuadër të Programit IWRM-K dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA), u zhvillua trajnim i specializuar mbi monitorimin biologjik, me fokus në peshqit dhe makrozoobentosin. Trajnimi mblodhi përfaqësues nga ARPL, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, YWP-K si dhe studentë dhe pedagogë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët fituan/ndërruan njohuri praktike mbi monitorimin e cilësisë biologjike të ujit sipas standardeve evropiane.
Gjatë tre ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të:
Mësojnë mbi metodat e vlerësimit në Austri dhe Kosovë për peshqit dhe makrozoobentosin,
Marin pjesë në punë praktike në terren në Lumin Bistrica e Shalës (Leposaviq), duke përfshirë marrjen e mostrave dhe mbledhjen e organizmave,
Kryejnë punë laboratorike për identifikimin e specieve dhe vlerësimin e cilësisë së ujit,
Diskutojnë mbi procedurat e monitorimit, mbledhjen e të dhënave dhe harmonizimin e metodave.
Ky trajnim praktik ofroi një shkëmbim të veçantë ekspertizash mes specialistëve austriakë dhe kosovarë, duke forcuar kapacitetet teknike dhe institucionale për menaxhim të qëndrueshëm të pellgjeve lumore.