864 - Lajmi Single | AMMK

AMMK priti në takim fëmijët nga Asambleja Komunale e Fëmijëve

07 November 2025

foto

Në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”, e ideuar nga fëmijët e Environmental Children Assembly (ECA) dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve - AKF ( AKF), si pjesë e iniciativës Generation Hope, gjatë kësaj jave AMMK ka zhvilluan një takim me një grup fëmijësh nga kjo asmable.

Gjatë takimit, fëmijët patën mundësinë t’i parashtrojnë pyetje drejtpërdrejt Drejtorit Ekzekutiv të Agjencionit dhe përfaqësuesve të tjerë, lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë, monitorimin dhe raportimin e të dhënave për cilësinë e ajrit, si dhe për planet dhe masat që do të ndërmerren në vitet e ardhshme për përmirësimin e gjendjes aktuale.

Diskutimi u fokusua edhe në përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes mjedisore. Fëmijët patën gjithashtu mundësinë të ndajnë ide konkrete për përfshirjen e tyre, si vendosja e tabelave digjitale në shkolla që tregojnë në kohë reale për cilësinë e ajrit, si dhe thjeshtimi i qasjes në të dhënat e publikuara, për t’i bërë ato më lehtë të arritshme për fëmijët dhe të rinjtë.