875 - Lajmi Single | AMMK

Prezantohet Raporti mbi përdorimin e qeseve plastike në Kosovë

16 December 2025

foto

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me GIZ prezantuan vlerësimin e parë të zbatimit të UA 07/2023 mbi Paketimin dhe Mbeturinat e Paketimit, duke sjellë në fokus të dhënat e para konkrete mbi uljen e përdorimit të qeseve plastike në Kosovë.

Çfarë tregon raporti?

• Objektivi afatshkurtër është arritur dhe tejkaluar dhe ka kënaqësi me zbatimin e politikës.

• Konsumi vjetor i qeseve plastike është ulur nga 335 në vetëm 55 qese për person në vitin 2024.

• Rezultatet përfaqësojnë hapa konkretë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.

Çfarë nevojitet në të ardhmen?

• Më shumë promovim për të inkurajuar më tej ndryshimin e sjelljes në lidhje me përdorimin e qeseve plastike dhe mbrojtjen e mjedisit.

• Bashkëpunim i vazhdueshëm midis institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

• Zbatim i plotë i kërkesave nga të gjithë shitësit me pakicë, veçanërisht ata të mesëm dhe të vegjël.

I mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes #GIZ, ngjarja mblodhi së bashku palët kryesore të interesuara për të çuar përpara përpjekjet e përbashkëta drejt një mjedisi më të pastër.

 

Anashkaloni qesen - kurseni natyrën, shëndetin dhe paratë!