27 April 2026
Njoftohen të gjithë të interesuarit se nga sot (27.04.2026) do të fillojë konsultimi publik për dokumentin: Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës “ Guri i Hoxhës me grykën e lumit dhe liqenin e Përlepnicës”, si zonë të mbrojtur të natyrës.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 27.04.2026 deri më 28.05.2026, ashtu siç obligon pika 5 e nenit 20 e Ligjit nr 03/ L-233 për Mbrojtjen e Natyrës.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datë: 28.05.2026 në orën 16:00 në email adresën: sami.behrami@rks-gov.net.
Për më shumë informacione ne lidhje me ARSYESHMËRIA PROFESIONALE PËR SHPALLJEN E ZONËS “ GURI I HOXHËS ME GRYKËN E LUMIT DHE LIQENIN E PËRLEPNICËS”, mundë të vizitoni vegzat si më poshtë:
Në gjuhën shqipe: https://ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/Arsyeshmeria%20profesionale%20per%20zonen%20Guri%20i%20Hoxhes%20(drafti%20per%20konsultim%20publik)%20AL.pdf
Dokumentin mund ta gjeni dhe ta shkarkoni nga ueb-faqet: www.ammk-rks.net. I njëjtin mund të konsultohet (në kopje fizike) në arkivin e komunës së Gjilanit dhe Ranillugut.
Me shume detaje shihni Njoftimin